Logopedi Spiro Saqellari ka ndarë disa këshilla për prindërit lidhur me zhvillimin e fëmijëve, veçanërisht atyre me çrregullime të spektrit autik, gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë”.
Sipas tij, ambienti ku rriten fëmijët luan një rol kyç në zhvillimin e tyre fizik, psikologjik dhe gjuhësor. Ai theksoi se jeta në fshat ofron më shumë mundësi për aktivitete natyrale dhe përfshirje në eksperienca praktike.
“Kur janë në fshat prindërit duhet ta mbajnë fëmijën pas vetes. Në fshat ka më shumë hapësirë, merret me tokën, me traktorin. Më tregonte një nga Kosova që fëmija ka disa probleme, por traktorin e nget shumë mirë, punon fushën, i bën punët që i ngarkon. Është më terapeutik fshati. Ekranet e prashit autizmin, e vadit më shumë, mënyra e jetesës me beton, i mbyllur në shtëpi. Socializimi është shumë i rëndësishëm. Tableti, ekrani, është i rrezikshëm, i çorienton, ul vëmendjen, nuk kalojnë në eksperienca jetësore, natyrale. Fëmija duhet ta marrë gjënë në dorë, ta lëshojë, të kalojë eksperienca. Për të gjithë fëmijët ndikon, zhvillimin e gjuhës, zhvillimi psqik, psikologjik”, tha Saqellari. (A2 Televizion)