Studiuesi: “Gozhda e ndryshkur” e Ahtisarit po e bën Kosovën disfunksionale

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 22:34 | Kosova

Studiuesi i shkencave politike në Universitin e Birmingham, Altin Gjeta, i ftuar në emisionin “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, foli për krizën politike në Kosova dhe ndikimin që, sipas tij, ka pasur plani i Martti Ahtisaari në funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Gjeta deklaroi se plani i Ahtisarit arriti objektivin historik të shqiptarëve pavarësinë e Kosovës por la pas edhe pasoja politike që vazhdojnë të ndikojnë shtetin.

Plani i Ahtisarit e realizoi objektivin madhor të shqiptarëve, pavarësinë, por e la një ‘gozhdë të ndryshkur’ në trupin politik të Kosovës, e cila e ka infektuar atë. Tashmë përgjegjësia i takon elitës politike shqiptare që të gjejë një zgjidhje, një kurë, një recetë se si ta shëndoshë trupin politik të Kosovës”, u shpreh ai.

Sipas studiuesit, problemi nuk lidhet vetëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por me vetë strukturën e ndërtuar pas shpalljes së pavarësisë.

Kjo gozhdë e bën Kosovën disfunksionale. Nuk është vetëm Asociacioni ai që mund ta bëjë shtetin jofunksional, por vetë mënyra si është konceptuar sistemi politik”, tha Gjeta.

 “Ka qenë i vetëdijshëm. Në një kabllogram dërguar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ai paralajmëronte se mënyra si ishte konceptuar decentralizimi ishte në kufijtë e funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, deklaroi Gjeta.

Sipas tij, Serbia nuk ka qenë asnjëherë e interesuar realisht për të drejtat e serbëve në Kosovë, por për ruajtjen e kontrollit territorial.

“Serbia ka insistuar vazhdimisht që zgjidhja për Kosovën të ishte territoriale. Në pamundësi për ta mbajtur Kosovën nën sovranitetin e vet, është përpjekur të arrijë objektivin e dytë, ndarjen e Kosovës”, tha ai.

Gjeta shtoi se ideja për Asociacionin ka qenë vazhdimisht pjesë e strategjisë serbe dhe se ajo u shty përpara fillimisht në procesin e Ahtisarit dhe më pas në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Ideja e asociacionit ka qenë gjithnjë ide serbe. Ajo u shty përpara edhe në procesin e Ahtisarit dhe më pas u realizua gjatë dialogut me Serbinë”, u shpreh ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos