Porti i Ulqinit u kalon arabëve, shqiptarët dhe opozita politike votuan kundër

Nga Xhevahir Qardaku
23 Prill 2025, 20:42 | Rajoni & Bota

Porti i Ulqinit u kalon arabëve, shqiptarët dhe opozita politike

Kuvendi i Malit të Zi miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunim në turizmin dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme.

Për këtë marrëveshje votuan 46 deputetë, dhjetë kundër, ndërsa katër abstenuan. Seanca për dy marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe zgjati më shumë se 12 orë. Kundër kësaj marrëveshje votuan deputetë nga partitë e pakicave, përveç Partisë Boshnjake, si dhe Lëvizja Qytetare URA dhe deputeti socialdemokrat Boris Mugosha.

Deputetët nuk e pranuan amendamentin e deputetes së pavarur Jevrosima Pejoviç, e cila kërkonte që projektet që do të realizoheshin përmes kësaj marrëveshjeje të mos trajtohen si interes publik. Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të mblidhen para Parlamentit të Malit të Zi, për të kundërshtuar planet për dhënien apo shitjen e Plazhit të Madh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos