Rakacolli: Kemi kapacitete për më shumë testime, por po testojmë aq sa është e nevojshme

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 19:17 | Aktualitet
Rakacolli: Kemi kapacitete për më shumë testime, por po

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2 se vendi ynë ka kapacitete për më shumë testime për koronavirus, por “janë bërë aq testime saç është quajtur e nevojshme”.

“Ka kapacitete për më shumë testime, por janë bërë aq testime saç është quajtur e nevojshme. Është thënë nga OBSH-ja “sa më shumë testime, por për rastet e dyshuara”. Sapo identifikohet një rast pozitiv, testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me personin. Dje janë bërë 170 teste sepse aq ishin personat e dyshuar. Nga ata dolën 16, pra vetëm 10%, një shifër e vogël. Nëse do të ishin 150 pozitivë, atëherë do të mund të thonim se nuk janë bërë mjaftueshëm teste”, sqaroi Rakacolli.

Në lidhje me masat shtrënguese, zv/ministrja tha se ato u morën në kohën e duhur.

“Janë shumë të drejta këto masa, por e veçanta e Shqipërisë është se i mori në kohën e duhur. Fakti që nuk po zhvillohet si në Itali epidemia, tregon se masat kanë dhënë efekt”, tha Rakacolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos