All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Raketa që la pa frymë gjysmën e botës bie në Oqeanin Indian

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 07:52 | Bota
All - Paragraf - 1

Kanë përfunduar orët e ankthit për miliona banorë në gjysmën e rruzullit tokësorë në lidhje me se ku do të binte raketa kineze Long March-5b, e cila prej disa ditësh kishte dalë nga kontrolli dhe “kërcënonte” se do të kishte një impakt shumë të madh.

Mediat kineze raportuan se pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua kur hyri në atmosferën e Tokës, ndërsa mbetje të saj mendohet të kenë rënë në Oqeanin Indian, në perëndim të Maldiveve, pa shkaktuar asnjë dëm tjetër.

All - Paragraf - 3

Sipas të dhënave, pjesë të raketës hynë në atmosferë të dielën në rreth orës 02:24.

Komanda Hapësinore e SHBA.-së përmes një deklarate konfirmoi se raketa Long March-5b kishte rënë pranë Gadishullit Arabik, pa saktësuar nëse mbetjet ranë në ujë apo tokë.

Prej disa ditësh shumë vende të botës kaluan në gjendje gatishmërie pasi trajektorja e pasaktë e raketës mund të godiste dhe zona të qytetëruara.

All - Paragraf - 6

Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/07/raketa-rrezikon-te-bjere-edhe-ne-shqiperi-kina-thote-se-mbetjet-nuk-shkaktojne-deme/
https://a2news.com/2021/05/07/raketa-kineze-21-toneshe-qe-ka-dale-nga-kontrolli-rrezikon-te-bjere-edhe-ne-shqiperi/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos