Raketa ruse godet qendrën tregtare, del video e terrorit në lulishten afër godinës    

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 19:24 | Bota

Ishte një ditë plot diell në Kremenchuk, qytet me 220 mijë banorë dhe një nga qendrat industriale të Ukrainës, kryeqendër e rajonit të Poltavës, larg nga Donbasi pothuajse i shkatërruar nga sulmi rus, kjo zonë ishte nga të paktat ku ende ekzistonte një përditshmëri pothuajse normale.

Por gjithçka ndryshoi nga një raketë, me shumë mundësi e tipit AS-4  e ndërtuar gjatë Bashkimit Sovjetik, e cila goditi një nga qendrat tregtare të qytetit duke e shkatërruar plotësisht dhe duke shkaktuar të paktën 22 viktima dhe dhjetëra persona që ende mungojnë.  

Pamjet ndoshta më rrëqethëse të ngjarjes, që u cilësua edhe nga liderët perëndimorë të G7 si një ”krim lufte”, vijnë nga parku që ndodhej jo larg nga qendra tregtare.

https://a2news.com/2022/06/28/sulmi-ndaj-qendres-tregtare-zelensky-akt-i-rende-terrorist-lideret-boterore-flasin-per-krim-lufte/

Kamerat e sigurisë të parkut, përreth një liqeni artificial, tregojnë nga këndvështrime të shumta terrorin e qytetarëve që fillimisht dëgjojnë sirenat e alarmit, dhe më pas tentojnë t’i shpëtojnë goditjes, disa edhe duke u hedhur në liqen.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos