Rama: 5 respiratorë mbërrijnë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 09:48 | Aktualitet
Rama: 5 respiratorë mbërrijnë në spitalin universitar

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se kanë mbërritur edhe 5 respiratorë të rinj, të cilët janë vendosur në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i përcaktuar si spitali i dytë COVID.

Rama thekson se këto respiratorë janë pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj.

“5 respiratorët e tjerë, të mbërritur në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të forcojnë rezervën e kapaciteteve tona për terapinë intensive në përballjen me Covid-19”, shkruan Rama, ndërsa bashkëngjitur ka shpërndarë edhe foto. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos