Shqiptarët e bllokuar në kufi, Basha: Dramatike, të ndërhyjë qeveria

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 21:09 | Aktualitet
Shqiptarët e bllokuar në kufi, Basha: Dramatike, të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për çështjen e qytetarëve shqiptarë të bllokuar në kufirin me Greqinë dhe Malin e Zi për shkak të mbylljes së pikave kufitare për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Basha kërkon nga qeveria të ndërhyjë sa më shpejt dhe të bëjë të mundur kthimin në atdhe të qytetarëve të bllokuar prej 48 orësh.

“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos