All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama-Abazoviç prezantojnë urën e re që do të lidhë Velipojën dhe Ulqinin

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 18:44 | Politikë
All - Paragraf - 1

Gjatë takimit në Ohër në kuadër të “Open Balkan”, kryeministri Rama zhvilloi një takim të veçantë me homologun malazez Abazoviç gjatë së cilit u prezantua dhe projekti i ri mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për një urë të re mbi lumin Buna që do të lidhë më shpejt qytetet e Velipojës dhe Ulqinit.

All - Paragraf - 3

Ura e re pritet të jetë 310 metra e gjatë dhe 17 e gjerë. Ajo do të kushtojë 9 milionë euro dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve.

“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazovič, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë - Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, shkruan Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos