
Presidenti i Këshillit Europian, Chales Michael ka zhvilluar një bisedë online me kryeministrin Rama, ku e ka uruar këtë të fundit për zgjedhjet dhe progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
“E urova kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet në Shqipëri, si dhe për marrjen e statusit anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurisë.
Ripamë dhe njëherë progresin domethënës që Shqipëria ka bërë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian para samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Michael. (A2 Televizion)