Kurti informon Begajn për marrëveshjen e Ohrit

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 12:13 | Politikë
Kurti informon Begajn për marrëveshjen e Ohrit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me të cilin bisedoi rreth negociatave të zhvilluara së fundmi në Ohër mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në njoftimin e Presidencës mësohet se kreu i shtetit u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Begaj përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajën e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.

Më tej, Bajram Begaj shprehu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/24/keshilli-europian-kosova-dhe-serbia-te-zbatojne-me-shpejtesi-marreveshjen/
https://a2news.com/2023/03/23/vetemenaxhim-nuk-eshte-vetevendosje-kurti-mbron-ujdine-ne-parlament-serbia-pranoi-njohjen-de-facto/

A2 CNN Livestream

Latest Videos