“Rama duhet të largohet”, Basha: Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve në 8 vitet e fundit

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 12:07 | Politikë
“Rama duhet të largohet”, Basha: Shqipëria po humb

Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për largimin e shqiptarëve të aftë nga vendi, është kthyer në arenë debati në rrjetet sociale mes presidentit Ilir Meta, kryeminsitrit Edi Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha.

Pas reagimit të Ramës, që e konsideronte raportin e 5-6 viteve më parë se po përdorej politikisht nga opozita,  ka ardhur dhe përgjigjja e kreut demokrat. Në një postim në Twitter Basha thotë se Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit, duke ia adresuar përgjegjësinë kryeministrit, që sipas tij duhet të largohet për të shpëtuar vendin nga kjo katrastrofë.

“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1346409688011780098

A2 CNN Livestream

Latest Videos