Rama e përsërit për “The Sunday Times”: Dikur, afganët ishim ne

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 15:29 | Politikë
Rama e përsërit për “The Sunday Times”: Dikur,

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” është shprehur se shqiptarët ishin si afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe duke u larguar nga vendi i tyre.

Kryeministri tha se ndjeu që ishte përgjegjësia e tij për t’i strehuar afganët: “Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane, për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë. Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë. Për ne është shumë e qartë. Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë, kur ikëm nga ferri ynë. Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët ishte e gjitha reale. Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”.

Sipas tij, evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët gjithçka ishte shumë reale.

Ai është shprehur se është shumë e vështirë për të larguar afganët dhe qytetarë të tjerë nga Afganistani.

https://a2news.com/2021/08/22/ku-do-te-shkojne-afganet-disa-vende-i-mirepresin-te-tjere-i-refuzuan/

“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten. Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/19/dikur-afganet-ishim-ne-rames-nuk-duhet-te-harrojme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos