Rama: E vërteta e Kosovës nuk mbulohet nga hipokrizia. Këtu është në pyetje nderi i KiE-së

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 17:44 | Politikë
Rama: E vërteta e Kosovës nuk mbulohet nga hipokrizia. Këtu

Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për gazetarët shqiptarë në Strasburg se nderi i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës është vënë në pyetje. Rama mbajti një fjalim para asamblesë për të kërkuar mbështetje për ngritjen e një raporti që hedh poshtë akuzat e Dick Martyt mbi krimet e luftës në Kosovë.

“E vërteta e Kosovës nuk mbulohet dot nga asnjë lloj hipokrizie dhe sedër prekjeje e askujt. Këtu është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekje për të bërë një pjatë të shijshme” tha Rama.

I pyetur mbi reagimet që shkaktoi fjalimi i tij, Rama u përgjigj: “Nuk është nderi ynë në pyetje këtu, as i Kosovës. Këtu është nderi i këtij institucioni që duhet vënë në vend”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos