All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

BE: “Pasaportat e arta” rrezikojnë regjimin pa viza

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 14:50 | Politikë
BE: “Pasaportat e arta” rrezikojnë regjimin pa viza
All - Paragraf - 1

Shqipëria rrezikon që t’i rikthehen vizat në rast se dhënia e shtetësisë sipas skemave investitore konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në progresraportin e publikuar të mërkurën, për vendin tonë.

"Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe për sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së".

Komisioni Europian
All - Paragraf - 3

Ndërsa në materialin me titull “Komunikimi i politikës së zgjerimit të Komisionit Europian”, gjuha e përdorur është akoma më e fortë, duke e bërë të qartë që rreziku i heqjes së vizave është real.

“Skemat e nënshtetësisë së investitorëve dhe skemat e investorëve rezidenciale të disponueshme në disa vende mund të përdoren për të anashkaluar vizën e BE-së për qëndrim të shkurtë,  procedura dhe vlerësimi i thelluar i individëve migratorë dhe i sigurisë rrezikon këtë procedure, duke përfshirë një evazion të mundshëm të masave për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmin, si dhe anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare. Skema të tilla duhet të përfundojne pa vonesë. Në rast se dhënies se shtetësisë sipas skemave të shtetësisë investitore konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet.

Komisioni Europian

Në progresraport ka kritika edhe për amnistinë fiskale.

All - Paragraf - 6

“Në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe kundër Pastrimit te parasë, u arrit progres, por Shqipëria mbetet e listuar nga Task Forca e Veprimit Financiar dhe duhet të zbatojë elementet e mbetura të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund rrezikojnë progresin në këtë fushë”. (A2 Televizion)

Komisioni Europian
https://a2news.com/2022/10/12/progresraporti-per-shqiperine-varhelyi-duhen-perpjekje-te-tjera-ne-luften-kunder-korrupsionit/
https://a2news.com/2022/10/11/amnistia-nderron-udhe-falja-po-u-drejtohet-me-pak-emigranteve-e-me-shume-biznesit/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos