
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se Bashkimi Europian ka treguar qartë që është kundër amnistisë fiskale dhe pasaportave për shtetasit e huaj që qeveria ka menduar të ofrojë në këmbim të investimit në vendin tonë.
Tabaku foli nga Brukseli, ku ndoqi prezantimin e progres raportit për Shqipërinë, Tabaku shtoi se Shqipëria duhet ta rikthejë këtë proces në prioritet kombëtar.
“Nuk ndjej fare kënaqësi që them se, të gjitha shqetësimet që kam ngritur, duke filluar nga lufta kundër korrupsionit deri te ligji i amnistisë fiskale, apo pasaportat e arta, janë të përmendura atje. nNuk ka asgjë të re, është një skaner i Shqipërisë për problematikat që ka vendi. Tregon se amnistia fiskale do të pengojë integrimin”, tha Tabaku në një videomesazh të shpërndarë në Facebook.
“Sot shqiptarët, por edhe opozita, janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të procesit të integrimit, dhe besoj se ky është një fat shumë i madh. Sepse kemi vende të tjera të rajonit ku të dy këto grupe e pengojnë procesin e integrimit. Qeveria duhet ta rikthejë menjëherë vëmendjen te procesi, duhet ta ribëjë prioritet kombëtar”. (A2 Televizion)