Vjedhja e votës, Pëllumbi: Asnjë lloj manipulimi, nuk sjell tjetërsim rezultati

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 22:52 | Politikë
Vjedhja e votës, Pëllumbi: Asnjë lloj manipulimi, nuk sjell

Arben Pëllumbi, sekretar organizativ i PS deklaroi në “Absolut 4” se asnjë lloj manipulimi në zgjedhje, nuk sjell tjetërsim të rezultatit final.

Sipas Pëllumbit, vjedhja e votave është një opinion që përhapet nga vetë njerëzit dhe më pas shënohet në raportet e ndërkombëtarëve.

“Proceset elektorale nuk kanë qenë proceset më të mira të mundshme. Por nga viti 1996 e në vazhdim, sistemet kanë ardhur duke u përmirësuar. Ajo që ju them me garanci është që asnjë lloj manipulimi i tillë, i deklaruar apo i padeklaruar nuk sjell tjetërsim rezultati, në përgjithësi.  Vota e elektoratit është ajo që është. Nëse ke fituar, ke fituar sepse populli të ka votuar.

Mund të ketë pakënqësi, manipulime sepse sigurisht ne nuk e kemi procesin 100% të rregullt sepse këtë zhvillim të demokracisë së brendshme kemi. Ama kur të kanë votuar, të kanë votuar. Është e pamundur që në 750 mijë-800 mijë vota që merr PS, të mendosh që këtu është tjetërsuar rezultati. Ky është një opinion që ne e përhapim, duke fyer sipas meje elektoratin shqiptar. Këta që shesin votën kush janë, kaq masivisht? Jemi ne që e artikulojmë kështu për vendin tonë dhe proceset tona zgjedhore dhe më pas shënohet nëpër raporte. Në Shqipëri votohet masivisht, vota është e qartë. Sigurisht, në atë votë të qartë, mund të ketë elementë që vazhdojnë të përmirësohen. Në raport me ata që kanë shkelur të drejtën e votës, ose kanë bër shkelje, ka pasur mjaft nga ata që janë dënuar, ka pasur procese, janë ndëshkuar, kanë vajtur në gjyq, kanë marrë masa. Sot ligji për atë që prek votën, është i ashpër.”, u shpreh Pëllumbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos