
Kryeministri Edi Rama shpalli, këtë të enjte, emrat e ministrave të rinj të qeverisë së mandatit të tretë.
Në postin e zëvendëskryeministrit, të mbajtur deri tani nga Erion Braçe, u emërua Arben Ahmetaj, i cili më parë mbante postin e ministrit të Rindërtimit.
Ndër ndryshimet e tjera në kabinetin Rama 3 janë emërimi i Ulsi Manjës si ministër i Drejtësisë, ndërsa Frida Krifca mori drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Mirela Kumbaro mori postin e ministrit të Turizmit, post që deri tani mbahej nga Blendi Klosi.
Nëntë ministra do të vijojnë të mbajnë postet e tyre nga kabineti Rama 2. Olta Xhaçka do të vijojë të jetë ministre e Punëve të Jashtme, Bledi Çuçi ministër i Brendshëm, Evis Kushi ministre e Arsimit, Delina Ibrahimi ministre e Ekonomisë dhe Financave, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes, Belinda Balluku ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Elva Margariti ministre e Kulturës dhe Elisa Spiropali që mbetet ministre shteti për marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë, Milva Ekonomi u emërua ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet, Edona Bilali ministër shteti për Biznesin dhe Sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqi ministër shteti për Rininë dhe Fëmijët. (A2 Televizion)