Rama: Evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh, Prokuroria fle mbi dosje

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 15:36 | Politikë
Rama: Evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej

Kryeministri Edi Rama kritikoi Prokurorinë e Tiranës duke thënë se “po fle” mbi dosjet e denoncimit të evazorëve të mëdhenj fiskalë që ka bërë administrata tatimore.

“Pastrues parash dhe evazorë  të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!”, tha Rama përmes një postimi në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos