Rama: Fasoneritë dhe “call center”-at mbyllen të premten

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 15:37 | Aktualitet
Rama: Fasoneritë dhe “call center”-at mbyllen të premten

Kryeministri Rama foli sërish për masat e ndërmarra kundër koronavirusin dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë ato.

“Të zbatojmë me sy mbyllur këshillat praktike në këtë situatë lufte. Ky grip i pazakonshëm, nuk ndalet të shkojë kudo, por ndryshe nga grip i zakonshëm, ky grip luftohet me masa shtrënguese. Kemi marrë një sërë masash të reja. Në Tiranë e Durrës, do të blindohet qarkullimi i automjeteve private dhe transporti urban. Nga e premtja, deri të dielën në mesnatë, do të ndalohen edhe taksitë, do të mbyllet qarkullimi i automjeteve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Ky është një grip që do të prekë shumë prej nesh. 80% as nuk do ta kuptojnë, por nuk duhet ta transmetojmë te të tjerët. Janë pak ata që bëhen për spital dhe shumica e tyre shërohen. Por askush nga ne nuk duhet të vërë bast që hyn tek ata që mund të humbasë dhe jetën. Nuk kemi në dorë ta vrasim, por kemi në dorë ta lodhin, derisa ta mundim. Me ndihmën e Zotit, rritjes së temperaturave do t’ia dalim”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama njoftoi edhe mbylljen e fasonerive dhe “call center”-erave. “Dëshiroj të theksoi se kjo masë e skajshme, për t’i dalë përballë kësaj sfide dhe për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në territor, do të pasohet nga të tjera, por sot kemi kryer një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe “call center”, të cilat do të jenë të mbyllura nga nesër. Janë të detyruara të respektojnë të gjitha rregullat për çdo punonjës, kur të fillojnë aktivitetin”, u shpreh kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos