
Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama ka bërë të ditur se të premten, administrata shtetërore do të jetë pushim.
“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tiranë-Durrës, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër.
- marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësishtë e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda.
- për vajtje - ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.
- frikë aspak, kujdes po! shumë fare”, mbyllet njoftimi i kryeministrit. (A2 Televizion)