
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi një inspektim në pikat e kontrollit që janë vendosur në Tiranë.
Veliu u bëri të ditur se janë ngritur 66 pika kontrolli në 9 qytete të ndryshme. Ai u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e nevojshme, ndërsa përsëriti se duke filluar nga dita e nesërme nuk do të lejohet të lëvizë asnjë mjet në disa qytete.
“Qytetarët janë shumë bashkëpunues. Nuk kemi patur problem. Policia e Shtetit dhe Policia Ushtarake janë duke koordinuar punën. Do të donim që të gjithë qytetarët të respektojnë thirrjen. Nesër, çdo përdorues mjeti nuk duhet të lëvizë. Në Tiranë dhe Durrës nuk do të lejohet asnjë lloj mjeti në lëvizje”, u shpreh Ardi Veliu. (A2 Televizion)