
Kryeministri Edi Rama ka vijuar thirrje drejtuar qytetarëve shqiptarë në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.
Përmes një mesazh dërguar në telefonët e qytetarëve, kreu i qeverisë iu kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të tregojnë më shumë kujdes për higjienën dhe të ruhen nga lajmet e rreme.
“Të lutem laj duar shpesh! Mos lëviz nga shtëpia për qejf! Hap dritaret sa të mundesh! Ruaju nga informacioni i rremë! Mos ki frikë po bëj shumë kujdes! Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg”, shkruan kryeministri Rama. (A2 Televizion)