Rama: Gati vërtetimi “online” për të gjitha bizneset e miratuara për hapje

Nga A2 CNN
19 Prill 2020, 20:38 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tashmë është i disponueshëm në e- Albania leja për bizneset që janë në listën e atyre të lejuara të hapen për javën që po vjen.

Kreu i qeverisë thekson se ky vërtetim merret vetëm një herë.

Statusi i kryeministrit Edi Rama:

GATI VËRTETIMI ONLINE NË www.e-albania.al
PËR TË GJITHA BIZNESET E MIRATUARA PËR HAPJE NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DUKE NISUR NGA JAVA QË VJEN (20 – 26 PRILL).

KY VËRTETIM MERRET VETËM NJË HERË!

? KUJDES!

KY VËRTETIM DUHET TË JETË I DISPONUESHËM, NË MJEDISIN E BIZNESIT KUR ZHVILLOHET NJË PROCEDURË KONTROLLI.

? BIZNESET E HAPURA TË ZBATOJNË PËRPIKMËRISHT PROTOKOLLIN E SIGURISË QË ËSHTË I PUBLIKUAR NË www.e-albania.al

SIPAS KATEGORISË PËRKATËSE

* nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.
Klikoni butonin Regjistro një biznes.
Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.

Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin!

? MOSDISPONIMI I VËRTETIMIT SI BIZNES I MIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË APO MOSZBATIMI I PROTOKOLLIT PËRKATËS TË SIGURISË, SJELLIN PASOJA ADMINISTRATIVE DHE PENALE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos