"Dil në dritare", banda e qytetit zgjoi ndryshe qytetarët e Tiranës

Nga A2 CNN
19 Prill 2020, 16:29 | Aktualitet
"Dil në dritare", banda e qytetit zgjoi ndryshe qytetarët e

Prej më shumë se 40 ditësh karantinë, në ditën e Pashkëve, banda frymore e kryeqytetit zgjoi ndryshe qytetarët.

E nisur nga Rruga e Durrësit, ajo përshkroi disa nga zonat e Tiranës për të treguar se kjo situatë është e përkohshme.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ftoi qytetarët të dalin në dritare, ndërsa tingujt e bandës sollën pranverë dhe duartrokitje nga qytetarët.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos