Rama: Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 17:46 | Politikë
Rama: Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, bëri me dije se ditën e sotme ka biseduar me “miq ndërkombëtarë jashtë vendit për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj”.

“Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës.

Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it”, shkroi Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos