Rama: Gjermania mbështet Open Balkan

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 17:55 | Politikë
Rama: Gjermania mbështet Open Balkan

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter për iniciativën Open Balkan, duke iu referuar një artikulli të "Gazeta Express", ku qeveria gjermane mësohet të ketë thënë se çfarëdo bashkëpunimi rajonal është fitimprurës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës.

"ÇUDI"! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s'pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor! Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t'u mbushet mendja atyre që s'duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes", shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos