Rama: Hera e fundit që bëjmë marrëveshje nëpër ambasada

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 11:56 | Politikë
Rama: Hera e fundit që bëjmë marrëveshje nëpër

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit se marrëveshja e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore është e fundit që bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

“Rasti i fundit që u përshëndet është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha politike të vendit, mbyllu atje me ditë e me netë, për të lënë gjërat siç janë. Dhe kur sheh këtë përfundim mendon natyrshëm, po këtë nuk e realizonim dot vetë? Pse duhet të kërkonim strehë në një ambasadë shumë mike dhe të rëndësishme në këtë vend dhe pse duhej që ndërveprimi mes nesh të zhvillohej në disa gjuhë, tekstet të kalonin në disa përkthime”, tha Rama.

https://a2news.com/2020/06/09/mblidhet-keshilli-kombetar-i-integrimit-meta-jemi-te-paralajmeruar-nga-metodologjia-e-re/

“Personalisht mendoj se kjo duhet të jetë e fundit dhe miqtë tanë, partnerët tanë të paçmueshëm nuk duhet të ndjehen më në këtë pozitë, ashtu sikurse edhe zgjedhësit tanë nuk kanë pse të na shohin dyerve të ambasadave. Nuk është sekret që me Presidentin kemi çështje të hapura, por mund të takoheshim te Presidenti, te Kuvendi, te Kryemyftiu, te Baba Mondi, te kreu i komunitetit katolik, mund të shkojmë edhe te protestantët, por nuk mund të bëjmë më dialog e marrëveshje nëpër ambasada. Për sa më takon mua personalisht, kjo është e fundit”.

“Krahasuar me të gjitha vendet që sot janë anëtare me BE, jemi realisht të pashoq në një paaftësi kronike për të dialoguar mes vetes, për t’u mirëkuptuar dhe gjetur zgjidhje për ato çështje që rëndom janë të krijuara nga sebepe të natyrës politike. Mund të jenë legjitime, të mëdha ose të vogla, por nuk e konkurrojnë dot në asnjë rast madhësinë dhe peshën e një qëllimi që fatmirësisht e ndajnë të gjitha partitë në Shqipëri. Nuk kemi në Shqipëri, mbase jemi rast unikal, ndonjë forcë politike që të predikojë aleanca alternative nga BE”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos