“Shtyrja bëhet e padurueshme”, Berisha flet për protestat

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 12:21 | Politikë
“Shtyrja bëhet e padurueshme”, Berisha flet për protestat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim “online” me qytetarët, deklaroi se protestat në vend do të nisin së shpejti.

“Polarizimi në vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit. Edi Rama votën nuk e pranon dhe përmbysja në përbërjen e shtresave të shoqërisë ka si shkak themelor mospranimin e votës nga Edi Rama. Ju garantoj se protestat do të nisin shumë shpejt”, tha Berisha.

“Ato janë shtyrë dhe shtyrja bëhet e padurueshme në shumë aspekte. Ndaj, protestat dhe grevat e gjithanshme do të jenë rrugët për të kthyer në Shqipëri shpresën dhe votën e lirë”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos