“Do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të shëndetësisë”

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 12:57 | Politikë
“Do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të

Sali Berisha, në një bashkëbisedim “online” me qytetarët, u shpreh se nëse do t’i besohet qeveria, do të dyfishojë rrogat e punonjësve të shëndetësisë.

“Ne do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të shëndetësisë, do të garantojmë një buxhet të mjaftueshëm për modernizimin dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë. Do bëjmë gjithçka që mjekë të shquar shqiptarë të rikthehen kundrejt stimujve që u takojnë”, premtoi kreu i Partisë Demokratike.

“Pra, sot shërbimi shëndetësor në Tiranë renditet në dhjetëshen e fundit në botë dhe kjo është një katastrofë e vërtetë. Këtë situatë do e ndryshojmë me shpejtësi në vitet e pushtetit të PD-së”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos