Të martën takimi Paloka-Bardhi, deputetët apelojnë për bashkim

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 18:09 | Politikë
Të martën takimi Paloka-Bardhi, deputetët apelojnë për

Pasi u mandatuan nga të dyja grupimet në PD, Edi Paloka dhe Gazmend Bardhi pritet të takohen këtë të martë për të  biseduar mbi modalitetet se si PD  të bashkohet për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet vendore të 2023.

Një ditë para zhvillimit të negociatave, Berisha thirri në selinë blu drejtuesit politik të qarqeve të cilët para mbledhjes rinovuan thirrjet drejtuar palës tjetër për të lënë mënjanë ndasitë.

 Mes tyre Luan Baçi u shpreh i gatshëm për të sakrifikuar spaletat politike si i pari i qarkut të Fierit, duke i lëshuar poltronën Enkelejd Alibeajt.

 “Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, negociojnë, pavarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te z. Bardhi. Jam i gatshëm me z. Alibeaj dhe të gjithë deputetët e tjerë të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte” deklaroi Baçi.

Për drejtuesen e qarkut Lezhë, Jozefina Topalli dhe atë të Korçës Edmond Spaho bashkimi mes deputeteve është e vetmja mënyrë për të  sjell partinë në pushtet. Këtij mendimi iu bashkua edhe kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

https://a2news.com/2022/10/10/bardhi-negociator-mes-grupimeve-te-pd-berisha-nuk-kam-kushte-per-askend/

 “Duhet me gjet mënyrat që të bëhemi bashkë sepse është e rëndësishme  për të ndryshuar situatën në vend”, deklaroi Topalli.

 “I vetmi ngërç në PD është grupi parlamentar i cili duhet të kalohet për këto zgjedhje dhe kjo bëhet vetëm me bisedime, baza është gati për primare” shtoi Spahia.

https://a2news.com/2022/10/10/ftesa-per-negociatat-e-pajtimit-ne-pd-boci-ka-nje-tejkalim-ngerci-dera-e-selise-e-hapur-dhe-per-bardhin/

“Ne kemi thënë vazhdimisht që dyert e PD janë të hapur për çdo demokrat që vendos t’i bashkohet shumicës”, theksoi Spahia.

Në pritje të nisjes së bisedimeve mes dy grupimeve, deputetët e PD u shfaqën së bashkë në dyert e Gjykatës së Apelit, në mbështetje të kolegut Ervin Salianji. Në rrjetet sociale, Xhelal Mziu komentoi ngjarjen si nisjen e bashkimit mes demokratëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos