Protesta e pedagogëve, Berisha-Meta: Parandalon shuarjen e universiteteve

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 16:41 | Politikë
Protesta e pedagogëve, Berisha-Meta: Parandalon shuarjen e universiteteve

Njëzëri, opozita ka dalë në mbështetje të bojkotit të pedagogëve për mos fillimin e mësimit në universitete. I pari që reagoi ishte kryedemokrati Sali Berisha, i cili e cilësuar protestën si jetësore për universitetin.

“Ky vendim është një vendim i jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona”.

Teksa mori si shembull dhe pagat e pedagogëve në Kosovë, Berisha deklaroi se buxheti ka para për të plotësuar kërkesat e pedagogëve, por sipas tij ato vidhen.

“Vidhen miliona miliona euro dhe shpërdorohen nga të cilat 4 milionë për syrin e Ramës për instalacionin e drurit , 6 milionë euro për satelitët se sytë nuk lejojnë të shikojnë katet shtesë nga toka. E vërteta është që para ka, por ato nuk shkojnë në destinacionin e duhur”.

Në mbështetje të pedagogëve doli dhe drejtuesi i kampit tjetër të opozitës, Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Protestë që bëhet në Shqipëri dhe inkurajoj pedagogët, studentët e grupet e interesit të shfrytëzojnë të gjitha të drejtat që u jep kushtetuta për të mbrojtur të drejtat e tyre”

Meta shtoi se grevat dhe protestat janë të domosdoshme për rrëzimin e çfarë konsiderohet prej tij si regjimi i Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos