Videoja e Bulqizës, Felaj: Kush thyen rregullat e punës, të largohet nga funksioni

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 14:33 | Politikë
Videoja e Bulqizës, Felaj: Kush thyen rregullat e punës, të

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj e cilësoi të papranueshme videon e publikuar në media, ku, sipas PD-së, kryebashkiaku i Bulqizës është duke marrë kokainë.

Felaj tha se nëse është e vërtetë, ai duhet të largohet nga posti. 

"Unë nuk dua të paragjykoj, më vjen mirë që ka reagim shoqëror, isha e bindur që do të kishte dhe kjo do të thotë se sjellje të tilla janë të papranueshme kushdo që t’i kryejë. Reagimi shoqëruar të rrënon dhe veprimi është më i shpejtë nga ai që sjell ligji, që është abstrakt dhe të përcaktojë çdo lloj situate. Nëse dikush thyen rregullat e punës, nuk meriton që ta ushtrojë më këtë funksion. Ka lidhje me gjestin dhe të qenit përdorues, nuk përshtatet me detyrën e funksionarit publik. Rasti konkret është duke u hetuar nga SPAK", deklaroi Felaj. 

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë foli edhe për akuzat e avokatit të turkut Hasan Çelik, që dyshohet se është pjesë e Gylenit: “Nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut, këtë gjë duhet ta thonë gjykatat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos