
Menjëherë pas deklaratës së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ku kërkohej ndërhyrje emergjente financiare për të ndihmuar biznesin, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.
Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se Basha dhe PD vazhdojnë me avazin e vjetër dhe ëndërrojnë protesta nesër.
Rama thekson se Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t'i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës.
“LBPD nuk mendon si të ndihmojë, se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7x7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër, duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t'i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”, shkruan Rama. (A2 Televizion)