Rama, letër të dytë publike Bashës

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 13:08 | Politikë
Rama, letër të dytë publike Bashës

Një ditë pas letrës publike drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha, Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një tjetër letër publike.

“E mora reagimin Tuaj ndaj letrës së djeshme ende pa u “tharë boja” e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj. Por, duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut”, shkruan Rama.

https://a2news.com/2019/05/23/basha-mbyll-takimin-me-aleatet-i-pergjigjet-sot-me-leter-rames/

“Por, i dashur Lulzim, për fat të mirë Ju s’jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t’ju ndjekin në aventurën Tuaj të pashoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë asfare populli i këtij vendi. i cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk ju a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës.

Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë”. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156699374666523

A2 CNN Livestream

Latest Videos