All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama mbërrin në Greqi, drekë pune me kryeministrin Mitzotakis

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 10:49 | Politikë
Rama mbërrin në Greqi, drekë pune me kryeministrin Mitzotakis
All - Paragraf - 1

Pas Turqisë, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Greqisë për t’u takuar me homologun grek Mitzotakis. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se do të diskutojë me kreun e qeverisë greke për luftën ndaj pandemisë, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ediramaal/status/1347478951229321216
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos