Ora 07:00 e mëngjesit të së enjtes mblodhi përsëri Këshillin e Ministrave, ku kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi që pas mbylljes së çadrave në stadiumin e Durrësit, e njëjta gjë të bëhet edhe me palestrat.
“Të këmbëngulet drejt hoteleve, jo më as në palestra”, tha Rama.
Rama kërkoi nga Komiteti i Rindërtimit një inventar të saktë të gjendjes së godinave në dy rajonet e goditura.
Nga mediat kërkoi më shumë përgjegjshmëri dhe paralajmëroi ata që abuzojnë me ekranin dhe hapësirat informative.
Kryeministri bëri thirrje që kushdo mundet të ndihmojë financiarisht, ta bëjë atë përmes portalit E-Albania, ndërsa Këshilli i Ministrave ka vendosur të japë kontributin e vet: “
Çdo qindarkë e dhuruar monitorohet nga shumë sy, garantoi Rama. (A2 Televizion)