Rama mbron Xhaçkën, ministrja sqaron pronën private dhe shfrytëzimin e plazhit publik

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 15:38 | Politikë
Rama mbron Xhaçkën, ministrja sqaron pronën private dhe

Kryeministri Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka hodhën poshtë pretendimet e opozitës për heqjen e mandatit të Xhaçkës, tek e akuzojnë si deputete në konflikt interesi pas shpalljes së bashkëshortit të saj investitor strategjik. Bëhet fjale për përdorim të plazhit publik nga pronari privat, siç ndodh masivisht në bregdetin shqiptar, tha kryeministri.

“Ndryshe nga mijëra e mijëra të tjerë nuk mund të marrin të shfrytëzojnë plazhin përballë pronës private? Kjo duhej thënë? Të kërkosh këtu konflikt interesi, do të thotë faktikisht të kërkosh të zhveshësh nga e drejta e pronës private njerëz, të cilët janë në punën e tyre dhe këtu s’ka asnjë përfitim. Ajo që unë kam kërkuar tani është që ta heqim fare këtë pjesë të futjes së qeverisë në këtë mes që të mos kemi më as këto llafe, që janë llafe të fukarallëkut mendor që prodhon maskarallëk, kështu e konsideroj unë këtë”, tha Rama.

Ndërkohë ministrja Xhaçka sqaroi pronën private dhe shfrytëzimin e plazhit publik, por sqaroi gazetarët se do t ú jepte përgjigje nëse i kishte pasuritë e ndara apo të përbashkëta me bashkëshortin nëse do të kishte përfituar para publike.

“A ka apo jo të drejtën një biznes privat të hapë apo jo çadra në një plazhin që nuk tjetërsohet, është pronë publike dhe ngatërroni përdorimin për përfitim me servitudën e kalimit apo daljes në det për klientët e çdo hoteli në bregdet me parimin që investimet në turizëm duhen stimuluar se ky është qëllimi i ligjit të investimeve strategjike. Nëse ju do më thonit se një cm katror tokë publike dhe një lek para publike përfituar nga unë dhe bashkëshorti im patjetër do t’ju jepja përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos