Kryeministri Edi Rama ka nisur sot bashkëbisedimin online me aplikantët e nismës “Gati Për Shqipërinë”. Aplikantët shqiptarë një pjesë e tyre ndodhen jashtë vendit kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Shqipëri. Nga kozmetologjia, mjekësia, arkitektura, inxhinieritë dhe digjitalizimi, aplikantët kanë ndarë idetë e tyre me kryeministrin Rama, në prani edhe të kabinetit aktual qeveritar.
Nga ana e tij kryeministri u shpreh se do të bëjme revolucion duke krijuar administratë hibride. Sipas tij do të ishte një fitore e madhe nëse bëhen gjysmat e këtyre ideve që u thanë
“Do të bëjmë revolucion duke krijuar administratë hibride. Besoj shumë që në mos bëfshim ato që kemi në mend, të bëjmë gjysmën e atyre që folën sot, do të ishte fitore”.
Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta, theksoi kryeministri.
Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected] (A2 Televizion)
