Vetëm disa ditë pas ngritjes së bordit për përcaktimin e çmimit të karburanteve, kryeministri Rama njoftoi se qeveria do të përdorë të njëjtën strategji edhe për produktet bazë të shportës. Në një takim me bizneset furnizuese të ushqimeve Rama paralajmëroi se të pabindurit do të ndëshkohen. Shqetësimin kryesor sipas kryeministrit e përbën rritja e çmimit të vajit për të cilin theksoi se po punohet për të gjetur mënyrën për ta mbajtur nën kontroll. (A2 Televizion)
Rama me bizneset: Harrojeni fitimin, bord edhe për produktet e shportës
