
Kryeministri Rama nuk ka ndryshuar qasje për protestat që po zhvillohen kundër rritjes së çmimeve duke e konsideruar si turp.
Gjatë një takimi me pensionistët ku prezantoi sërish paketën e rezistencës sociale, kreu i qeverisë përbuzi reagimin qytetar duke e cilësuar si me prapavijë politike.
“Llogarinë që mund të bëni sot kur të ktheheni në shtëpi, merrni faturën e energjisë, merrni vlerën përkatëse dhe vëreni kilovatin me 61 lekë dhe shihni diferencën. Ajo diferencë është ajo që paguan qeveria. Kjo qeveri është e kundërta e asaj shëmbëlltyre e asaj që duan të pikturojnë ata që iu rokanisin kokën përditë gjithë këto vite dhe ca të tjerë që e bëjnë Shqipërinë të vetmin vend në NATO që për turp proteston që në ditët e para të luftës për pasojat e saj në çmime”, tha Rama. (A2 Televizion)