Ballkani i Hapur, Rama, Vuçiç e Zaev nënshkruajnë 5 marrëveshje

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 12:54 | Politikë
Ballkani i Hapur, Rama, Vuçiç e Zaev nënshkruajnë 5

Kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënshkruan, këtë të martë, në Tiranë marrëveshje të rëndësishme në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Duke treguar edhe një herë përkushtimin e tyre ndaj kësaj inciative, ata ftuan tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’u bashkohen.

Marrëveshjet e nënshkruara

1. Marrëveshje për kushtet që të mundësojnë akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2. Marrëveshje për skemat e interkonjeksionit për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3. Marrëveshje mes qeverive të 3 shteteve për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4. Marrëveshje mes ministrive të Financave të Shqipërisë dhe Serbisë për njohjen e përbashkët të autorizimeve të sigurisë për operatorët ekonomikë.

5. Marrëveshje mes ministrive të Financave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për njohjen e përbashkët të autorizimeve të sigurisë për operatorët ekonomikë.

https://a2news.com/2021/12/21/ballkani-i-hapur-rama-nisme-gjitheperfshirese-inkurajoj-vendet-e-tjera-qe-ti-bashkohen/
https://a2news.com/2021/12/21/vucic-ballkani-i-hapur-nisme-me-e-madhe-se-ne-te-tre/
https://a2news.com/2021/12/21/mesazhi-i-zaev-per-ballkanin-e-hapur-ruajeni-sepse-eshte-gje-shume-e-mire-per-qytetaret-tane/

Në mesditë është parashikuar të mbahet edhe forumi për Bujqësinë dhe Bashkëpunimin Rajonal, ndërsa në orën 13:00, është parashikuar edhe konferenca për media e 3 liderëve, Rama, Vuçiç dhe Zaev.

Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi vijojnë të kundërshtojnë nismën dhe të mos marrin pjesë në takimet në kuadër të saj. Por Vuçiç tha se projekti do të vijojë, ndërsa Zaev premtoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut edhe nën drejtimin e kreut të ri të qeverisë.

Një ditë më parë, para kryeministrisë u organizua edhe një protestë kundër Ballkanit të Hapur, e thërritur nga Sali Berisha, ku u dhanë mesazhe pse nisma dëmton interesat e Shqipërisë e Kosovës dhe i hap dyert ndikimit serb dhe rus në rajon. Gjatë protestës, u dogj edhe flamuri serb, ngjarje për të cilën pati disa arrestime dhe procedime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos