
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka çelur fushatën në qarkun e Durrësit, i dyti pas Tiranës. Ai kërkoi votën e qytetarëve durrsakë për të marrë mandatin e tretë për të përfunduar investimet e nisura në këtë qytet, që sipas tij nuk mund të mbesin në duart e paafta të opozitës.
“Qëndron nevoja për të konfirmuar vazhdimin e punës. Shpesh njerëzit pyesin për mandatin e tretë dhe mandati i tretë është për mua dhe vazhdim i një inercie për PS apo me politikën, por thelbi i mandatit të tretë është të kryejmë punët e nisura, të mos lëmë në mes kaq shumë punë dhe të mos mbyllim derën që mezi kemi hapur për këtë investim apo të tjera që janë në rrugën e çeljes së tyre që do të bëjnë të mundur që Shqipëria e vitit 2030 të jetë një Shqipëri tjetër dhe ndër të tjera mandati ynë i tretë vjen pasi ky mandat ka qenë i thyer në mes, më i jashtëzakonshmi, sepse uroj që të mos ketë më mandate të goditua në mes nga një tërmet dhe nga tërmeti i pandemisë dhe ndërkohë në Durrës kemi një punë për të mbaruar me rindërtimin, se ndërkohë që flasim ka familje që janë kthyer janë 400 pallate që janë riparuar dhe aty jetojnë normalisht sot dhe kanë përfituar nga grantet e riparimeve. Jetojnë në pallate më të mira sesa deri dje. Ashtu sikundër ka familje që hyjnë në banesa individuale. Pa llogaritur përfundimin e gjithë projekteve të kopshteve, çerdheve e shkollave dhe si mundet ta ndërpresin në mes. Unë besoj që nuk mundet dhe nuk do ta ndërpresin, por përtej kësaj ne kemi domosdoshmërinë e luftës së pandemisë dhe nuk mund të mbeten në duart më të paafta që mund të imagjinohen dhe çfarë mund të presin shqiptarët dhe i mirëkutpoj ata që janë refuzues ndaj nesh”.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë shigjetoi çeljen e fushatës së opozitës të një dite më parë në kryeqytet dhe tha se, Shqipëria pa dje pasqyrën më kuptimplotë të raportit të tyre me shtetin dhe me ligjin, si edhe respektin për njerëzit dhe jetën e tyre. Sipas tij shqiptarët nuk mund të vënë në pikëpyetje të gjitha arritjet e qeverisë socialiste dhe të kthehen pas.
“Lë një orë mes të ftohtit njerëzit që fton vetë për takimin e fushatës, vonohet një orë për takimin e fushatës elektorale ku ka hyrë me pretendimin për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria pa dje një çelje fushate që ishte pasqyra më kuptimplotë e raportit me shtetin, me ligjin frymën e ligjit dhe ndjenjën e rregullit dhe respektin për njerëzit dhe vlerën e shëndetit të tyre të njerëzve më besnikë që janë të gatshëm të vijnë në një shesh për hapjen e një ndeshjeje elektorale të cilët vihen në atë shesh në rrezikun e jetës së tyre dhe familjarëve të tyre. Ky është një shembull tipik pa llogaritur faktin që përtej këtij kandidati është një errësirë e plotë që nga ata që e kontrollojnë tek ata që e ndjekin pas. Cilët janë ata që vijnë e thonë na jepni votën në Durrës. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm por besoj që pa ne as rindërtimi nuk do kishte ndodhur kështu siç po ndodh, as lufta me pandeminë nuk do ishte bërë kështu dhe as vaksinimi nuk do ishte çështje orësh se Shqipëria është një nga dy vendet e vetme jashtë BE që ka siguruar sasi vaksinash për vaksinim masiv dhe ta bëjmë sezonin turistik më të lehtë për të gjithë. Mund të shkohet me symbyllur dhe t’i vësh të gjithë këto në pikëpyetje, se këto të gjitha shkatërrohen dhe kthimi pas nuk është një mënyrë për të trembur njerëzit. Sa herë ata kanë marrë diçka në dorë e kanë lënë më keq seç e kanë gjetur dhe niveli i progresit ka qenë shumë më i ulët seç duhet të ishte dhe dëmet shumë më të më dha se progresi dhe ky është fakt që provohet nga eksperienca e shqiptarëve dhe shifrat e të gjitha pasqyrave të sektorëve të ndryshëm”.
Rama përmendi edhe investimet strategjike në Durrës të cilat sipas tij do të zhvillojnë ekonominë dhe jetën sociale.
“Durrësi të bëhet e ardhmja e çdo fëmije që lind këtu dhe çdo fëmijë të ndihet krenar jo thjesht për historinë e rrënjët po për kushtet në të cilat jeton. Kjo nuk është një fjalë e thënë nga dëshira, por bindja e bazuar n faktet e kësaj periudhe që ne kemi drejtuar vendin dhe klimën që kemi arritur të krijojmë duke hapur dyer dhe duke mundësuar që sot të kemi shumë pranë investime që deri dje as nuk imagjinoheshin se do të vinin në Shqipëri apo në Durrës. Investimi që presim së shpejti është një investim që ndryshon faqen e një vendi dhe një investim që për shkak të volumit dhe emrit të kompanisë do të sjellë një zinxhir interesimesh të atij niveli për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë. Do të nisë mes portit dhe pjesë ku fillon plazhi dhe është fillimi i një epoke të re për Durrësin, por edhe Shqipërinë është gur themeli i një tjetër stadi të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Sot është një problem mjedisor e zhvillimor dhe prani e të shkuarës që pengon rrugën e të ardhmes. Spostimi i tij dhe ndërtimi i një porti të ri tregtar në Porto Romano është një plan konkret dhe domosdoshmëri që në shtratin e portit aktual do zhvillohet një nga portet e Mesdheut dhe do jetë porti më i madh i Mesdheut dhe do zhvillohet nga një kompani e cila zotëron disa nga zhvillimet më fantastike të botës si porti fantastik i Dubait. Dhe një mundësi që ne nuk do e humbim. Kjo është e ardhmja dhe në një investim që është më i madhi i të gjithë kohërave për Shqipërinë dhe sjell me vete një punësim të lartë dhe zinxhir efektesh ekonomike dhe mundësi të jetëzimit të kësaj zone jo vetëm në verë, por gjatë 12 muajve dhe do të jetë vendi ku do të qëndrojnë gjatë gjithë dimrit me qindra jahte bashkë me gjithë ekuipazhet e tyre. Do të jetë vendi ku për shkak të zinxhirit të hoteleve do të ketë shumë lëvizje që do të thotë konsum dhe ekonomi për qytetin. Parku për energjinë diellore, ndërtimi i lagjes së re në Spitallë dhe gjithë infrastruktura arsimore e sociale atje dhe ekoparku që do të jetë një destinacion për familjet durrsake se ofron mundësi për të kaluar bukur një fundjavë janë vetëm disa nga pikat e referimit dhe po ashtu me ndërtimin e portit të ri tregtar në zonën e Spitallës hapet perspektiva e ndërtimit të zonës ekonomike me sjelljen e shumë fabrikave dhe shumë industrive të lehta që do të krijojnë shumë mundësi punësimi dhe zinxhir vlere të shtuar ekonomike. Përtej kësaj unë besoj që Durrësi është në kushtet e një kapërcimi të madh dhe e kuptoj që e shohin Vlorën me xhelozi po përtej faktit që në Vlorë ka pasur një fokus të veçantë, sepse ka qenë më e lehtë për të zhbllokuar energjinë e bllokuar në atë pikë të vijës sonë bregdetare sesa në Durrës ku kjo është më e vështirë se kompleksiteti është më i madh dhe në Vlorë zhvillimi i turizmit ka një potencial shumë kompleks. Durrësi ka atë pjesën tjetër që ka të bëjë me tregtinë e potencialin”. (A2 Televizion)