Rama në Gjirokastër: Ftesë demokratëve të votojnë PS, jo bastionin e papastërtive

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 15:29 | Politikë
Rama në Gjirokastër: Ftesë demokratëve të votojnë

Të lënë pas ideologjitë e të votojmë  ata që bëjnë punë. Kjo ishte kërkesa që kryetari i PS Edi Rama i bëri qytetarëve të Gjirokastrës  gjatë një aktiviteti elektoral.

“Është koha e një kapërcimi të gardhit edhe për ata që janë mësuar të qëndrojnë në anë tjetër në emër të ndarjeve PD-PS, ne ata, nuk ka ne ata kur punojmë për të garantuar një qytet apo një fshat më të mirë për shqiptarët, për të pasur gjelbërim, çerdhe shkolla kopshte, që kemi treguar se dimë t’i bëjmë si në Europë”, tha kryeministri.

Rama përsëri sulmoi demokratët për mënyrën se si ata kanë qeverisur pushtetin vendor duke marre si shembull bashkinë e Libohovës. “Libohova bastion i së djathtë ku paratë s’dihet ku shkojnë, ku plehrat rrinë mbi kazanë si në Shkodër sot e gjithë ditën për turpin e dheut. Libohova na dha mundësinë që ne ta drejtojmë dhe ndryshimi është si nata me ditën. Ishte pikë e fshehur, sot ka akses të ri. Çfarë braktisje përbuzje pati për këtë qytet në vitet e qeverisjes së atyre që nuk duhet të kenë me asnjë shans, jo këtu po askund në Shqipëri”, shtoi kryeministri.

Falmur Golemi i socialistëve do të përballet në 14 maj me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Gjirokastrën, Dorian Lani. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/28/rama-takim-me-grate-ne-elbasan-bindni-burrat-te-mos-votojne-kandidatet-e-berishes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos