Veliaj në Njësinë 10: Tirana është transformuar me parqe, shkolla e kopshte

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 15:23 | Politikë
Veliaj në Njësinë 10: Tirana është transformuar me

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e Partisë Demokratike, Fatmir Xhafaj, u takuan me banorët e Njësisë 10 në kryeqytet.

Veliaj renditi një sërë ndryshimet që nën drejtimin e socialistëve, sipas tij, e kanë bërë Tiranën një qytet më të mirë për të jetuar.

“Sot po jetojmë disa nga ditët më të mira. Nuk ekziston më ajo marrja e frymës. Është plotësisht një Shqipëri tjetër. Kush ankohet për punët sot, ne nuk pritëm për parkun të vijnë zgjedhjet. Unë besoj se gjithmonë është koha e duhur për gjënë e duhur. Ne do të jemi në punë edhe të dielën dhe të hënën, kur zgjedhjet të kenë mbaruar”, tha Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos