
Edi Rama sqaroi qëndrimin e tij si kryeministër në lidhje me shqiptarët që largohen drejt Britanisë së Madhe, duke theksuar se lëvizja e lirë nuk mund të privohet për askënd që kërkon një jetë më të mirë.
“Pse t’u thuash njerëzve: E ardhmja është e ndritshme kështu që rri këtu me mua. Jo, do të largohesh, largohu. Do të kthehesh, kthehu. Na duhet të bëjmë të mundur që çdo ditë të jetë më e mirë, por nuk mund të premtojmë mrekulli”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Londër.
Kryeministri shtoi se në këtë situatë të krijuar, problemi qëndron te përdorimi nga grupet kriminale dhe jo të gjithë te shqiptarët që punojnë duhet të shihen njëlloj. “Dhe në të njëjtën kohë, kur vjen fjala te zhvillimi i cili deri 30 vite më parë ishte Koreja e Veriut e Europës, kërkon kohë. Britanikët punën e pistë e kanë bërë kur kokat e mbretërve priteshin në Parlament, anëtarët e gjykatave digjeshin në turrën e zjarreve”, tha Rama.
“Historia nuk ka qenë aq bujare me ne sepse na është dashur të jetojmë nën perandori të mëdha. Kemi edhe problemin që u jemi besnikë perandorive përgjithësisht. Mbajtëm gjithë këtë çmenduri mbi shpatullat tona për shkak të besnikërisë. Tani do të jemi të fundit që do të lëmë perandorinë europiano-anglo-amerikane edhe kur ajo të avullojë duke thirrur “Britania e Madhe!”. Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ejani tek ne”. (A2 Televizion)