
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një videoje të postuar në Facebook, kreu i qeverisë tregoi vizitën e tij në Akademinë Ushtarake “West Point”.
Rama sqaron se kjo vizitë është në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.
“New York – Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare”, lexohet në postimin e Ramës. (A2 Televizion)