Rama në SHBA, takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 17:14 | Politikë

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ndodhen për një vizitë zyrtare në SHBA. Ata u takuan sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres ku diskutuan për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB, dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadrin e kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor.  Ndërkohë që Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos