


Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga tuneli i Llogarasë, për të treguar ecurinë e punimeve deri më tani.
“Tuneli i Llogarasë, në të cilin për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra. Një ecuri për t’u vlerësuar, të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut”, shkruam Rama në Facebook.
Puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren e Infrastrukurës Belinda Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe në të ardhura dhe rritje të turizmit. Tuneli është parashikuar të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe kosto rreth 140 milionë euro. (A2 Televizion)