Rama nis fushatën për zgjedhjet lokale, seri takimesh në të gjitha bashkitë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 15:18 | Politikë
Rama nis fushatën për zgjedhjet lokale, seri takimesh në të

Zgjedhjet lokale të vitit 2023 ishin në fokusin e diskutimeve të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Në përfundim të saj kryeministri Rama njoftoi se do të zhvillojë një tur takimesh në të gjitha bashkitë e vendit duke nisur kështu edhe fushatën për zgjedhjet vendore pavarësisht se nuk ka një datë të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Me zgjedhjet në mendje duket se po planifikohet edhe buxheti i vitit të ardhshëm. Në këtë kuadër, Rama foli edhe për masat që Qeveria do të ndërmarrë për të mbrojtur qytetarët nga efektet e krizës dhe inflacionit.

Në vëmendje ka gjithmonë edhe opozitën, sulmi ndaj të cilës, si pjesë e strategjisë elektorale, duket se do të ketë si kryefjalë çështjen e financimeve ruse. Në lidhje me këtë çështje Rama nënvizoi se ka të tjera fakte që nuk janë bërë publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos